Zbulimi i rrallë në shpellën me gjarpërinj (VIDEO)

Gjendet një thesar i civilizimit Maya në një shpellë. Arkeologët meksikanë kanë gjetur në një thellësi prej 403 metrash objekte të ndryshme kryesisht në qeramikë të një periudhe rreth një mijë vjet Para Erës Sonë, që mendohet se shërbenin për rite të shenjta.

Objektet, të gjitha të punuara me dorë, janë ruajtur në mënyrë të shkëlqyer edhe si pasojë e kushteve në të cilat janë ruajtur ndër shekuj. Sipas ekspertëve ky zbulim do ndihmojë në datimin me më tepër saktësi të ekzistencës dhe historisë së popullsive prekolumbiane, që në shumë aspekte janë ende një mister.

Ekspertët e konsiderojnë një thesar shkencor dhe saktësojnë se shpella edhe nga banorët e zonës ishte zbuluar vetëm 50 vjet më parë, por askush nuk kishte guxuar të hynte pasi ishte e rrezikshme dhe e mbushur me gjarpërinj. Ata gjarpërinj që nga civilizimi Maya ishin gardianët e popullsisë dhe pasurive të tyre.

Hallazgo de Santuario en Chichén Itzá

SHKARKO APP