Zbulohet eliksiri i pavdekësisë në një varr të lashtë kinez

Arkeologët kanë njoftuar zbulimin e një pije që thuhet se premton jetë të përhershme. Pija u gjet e  vendosur në një tenxhere prej bronzi 2 mijë vjeçare në një varr të lashtë në provincën Henan të Kinës qendrore.

Rreth 3.5 litra “eliksiri i pavdekësisë” u gjet në varrin e qytetit Luoyang gjatë gërmimeve në tetor të vitit të kaluar. Fillimisht mendohej se lëngu ishte pije, sepse kishte shije alkooli.

Megjithatë, këtë javë u njoftua se, testimi i laboratorit ka zbuluar se lëngu misterioz kryesisht përbëhet nga nitrat kaliumi dhe alunit, të cilat janë përbërësit kryesorë të një projekti të pavdekësisë të regjistruar në një tekst të lashtë kinez.

Pija që premton pavdekësi ishte një obsesion në historinë e lashtë kineze, shembulli më i famshëm ishin shënimet e magjistarit Xu Fu në kërkim të eliksirit gjatë dinastisë Qin, megjithatë kjo është hera e parë që një mostër i tillë lëngu është zbuluar i paprekur.

“Është hera e parë që në Kinë janë gjetur ‘ilaçe të pavdekësisë’. Lëngu është i një rëndësie të veçantë për studimin e mendimeve të lashta kineze për arritjen e pavdekësisë dhe evolucionit të civilizimit kinez “, shpjegon Shi Jiazhen, kreu i Institutit të relikeve kulturore dhe arkeologjisë në Luoyang.

SHKARKO APP