Zbulohet leopardi i zi për herë të parë pas 100 vjetësh

Leopardi mitik afrikan i zi ekziston me të vërtetë.

Biologët kanë zbuluar macen e hijshme duke ecur në Kenia.

Është hera e parë që kafsha fotografohet në Afrikë që nga vitit 1909, tha  Nick Pilfold, një shkencëtar botëror.

Pilfold  u shpreh se arritën të realizonin fotografinë e pabesueshme pas disa muajsh vëzhgim dhe pritje.

Ekipi i biologëve kishte vendosur kamera në pyll për gjurmimin e popullatës së leopardëve në Conservancy Loisaba në Laikipia County vitin e kaluar, kur dëgjuan për leopardin e zi.

“E intensifikuam kamerën në zonën ku mendohej se jetonte leopardi dhe pas disa muajsh u shpërblyem për pritjen e gjatë.”

Leopardi femër është në ngjyrë të zezë për shkak të melanism, një mutacion në gjene që shkakton mbi-prodhim të pigmentit, tha Pilfold.

Është e kundërta e albinizmit.

Ai shtoi se vëzhgimi i fundit që vërtetoi me fotografi ekzistencën e leopardtët të zi ishte në Etiopi më shumë se një shekull më parë.

SHKARKO APP