Zbulohet në mes të xhunglës trupi i mistershëm i balenës gjigande të vdekur

Ekspertët e botës së egër janë lënë çuditur kohët e fundit në Brazil, teksa trupi gjigant i balene gungashe është zbuluar në mes të pyjeve tropikale të Amazonës.
Gjitari 10-tonëshe gjet në mes të bimësisë në ishullin Marajo, në grykëderdhjen e lumit Amazon.
Megjithëse shkencëtarët supozojnë se balena është bllokuar dhe ka vdekur në breg gjatë ndonjë stuhie, ata nuk mund të kuptojnë sesi ka hyrë kaq thellë në terren ose pse ka notuar drejt brigjeve.
Zyrtarët e shtetit brazilian Para thanë se kishin zbuluar balenën 11metrodhe pasi kishin ndjekur zogjtë grabiqarë që kishin nisur të ushqeheshin me kufomën e saj gjigande.
Mbetjet ishin depozituar në një pjesë të largët të ishullit kënetor, saqë ekspertëve iu deshëm dy ditë për të arritur.

SHKARKO APP