Zbulohet një tjetër mënyrë që lufton armikun e padukshëm, studiuesit: Për katër javë është gati!

Zbulohet një tjetër mënyrë që lufton armikun e
Studiuesit e ndërmarrjes bioteknike Cyto Dyn shprehen se kura që është përdorur kundër HIV-it mund të luftojë COVID-19. Studiuesit shprehen se ilaçi Leronlimab është në fazën e dytë të testimit me Administratën e Ushqimit dhe Barnave dhe potencialisht mund të aprovohet për përdorim brenda katër javësh.

Prodhuesi shprehet se Leronlimab, u përdor për të trajtuar një grusht pacientësh të sëmurë rëndë në spitalet e Neë York, një çifti që ishin gati t’u hiqeshin ventilatorët.

“Unë mendoj se FDA do të jetë e gatshme të punojë me ne,”– tha CEO i CytoDyn, Nader Pourhassan për NYThe Post.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Me një studim në Kinë që tregon nivelin e vdekshmërisë në mesin e pacientëve COVID-19 që kërkojnë ventilatorë mekanikë në më shumë se 85 përqind, botës i duhet dëshpërimisht një terapi që mund të ndihmojë këtë popullatë pacientësh,” shtoi Pourhassan.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?