Zëdhënësja e PD bëhet nënë, sjell në jetë Matiasin

Data 20 maj ishte një datë shumë e rëndësishme për zëdhënësen e Partisë Demokratike Ina Zhupa, bëhet nënë për herë të parë.

Në jetë erdhi djali i saj të cilin vendosën ta pagëzojnë me emrin Matias.

E në këtë ditë të lumtur të jetës së saj Ina Zhupa ka gjetur kohën për të falenderuar të gjithë ata që e mbështeten dhe e ndihmuan në këtë ditë.

‘Falendërim i veçantë! 20 Maj, ishte dita më e lumtur dhe kuptimplotë e jetës time dhe të Fabit, Zoti na bekoj me djalin tonë MATIAS ! Nipi i pare, i gjysh Apostolit dhe Kadriut, i nëna Lubit dhe Lilit, i daja Ivit dhe xhaxhi Klajdit gëzon shëndet të plotë.

Falenderim i veçante i takon Doktorit të mrekullueshëm, atij që ka një vend të veçante në familjen tonë, Prof. Dr. Nikita Manoku që na solli djalin në jetë shëndosh e mirë. Dr. Nikita ka pasur një përkujdesje fantastike gjatë pritjes së Matias, si dhe është doktori që i ka shpëtuar jetën mami Lilit para pak kohësh duke i dhene mundësinë të shikoj nipin e saj. Mjekët si Dr. Nikita Manoku janë aset i vendit dhe meritojnë të ngrihen në piedestalin e vleresimit të shoqërise dhe shtetit.

Faleminderit edhe Dr. Enriketa Kroi, një super mjeke, me nje kujdes special dhe mirësi pafund, e cila bashke me Dr. Manokun ishin një ekip të jashtëzakonshëm që u kujdesen që Matias dhe unë të dilnim me sukses nga ky moment i jashtëzakonshem për të dy. Faleminderit nga zemra Doktoreve të mrekullueshëm të nje vendi si Shqipëria që pak ka bërë dhe bën për profesionin tuaj!’ ka shkruajtur në postim zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa.

Image

 

SHKARKO APP