Zëdhënësja pa sy
Nga Ylli Dylgjeri –
Zëdhënësja e OFL ka shkelur rëndë edhe Manualin e Komunikimit, për Oficerēt e Policisë së Shtetit, botim i PAMECA V. etj.
Deri me tash mbi oficeren zëdhënëse të OFL janë hedhur shumë kritika e mosdakortësi nga shtypi e portalet lidhur me daljen e saj në publik gjatë 48 orëve të fundit. Kritikat kanë qënē profesionale, joprofesionale, tallëse, përbuzëse e deri në fyerje, por asnjëherë nuk kanë qëne të mbështetura në ligj, ne metodikat, apo Manualet që vetë Ministria e Brëndshme i ka nxjerrë në funksion të informimit dhe policimit në publik. Nisur nga këto dokumente, po sjell për njohje edhe se çfarë orienton ose detyron Manuali i Komunikimit për Oficerët e Policisë se Shtetit, botim i PAMECA etj.
Ndër të tjera ky Manual, në faqen 38, flet për mesazhet me sy, gjë për të cilet nuk patëm mundësi ti shohim sepse zëdhënësja i kish të mbuluar me syze të zeza:
Atëhere citoj:
Mesazhet me Sy, Ju mund të dërgoni mesazhe përmes syve tuaj. Edhe pse mund të mos jeni të ndërgjegjshem për levizjen e syve, ju mund t’i perdorni sytë për të treguar shumë informacion si per interesin ndaj folësit, merzine apo bezdine qe tjetri ju shkakton.
Pra zëdhënësja e OFL ka qëne aprofesionale dhe e pa trajnuar për të dalë në publik ose thënë ndryshe vetëm e këshilluar nga autoritete që edhe pse e kanë vlerësuar nga paraqitja e jashteme ja kane mbuluar shqisat me xhama te zinj, duke rëne në pozitat e atyre që vetë OFL i ka objekt.