Zgjidhet misteri 500-vjeçar: Si u mbijeton tërmeteve Kulla e Pizës

Prej kohësh inxhinierët nuk kanë ditur t’i japin përgjigje pyetjes që lidhet me Kullën e Pizës në Itali. Si ka mundësi që kulla e anuar u ka mbijetuar tërmeteve të forta? Profesor George Mylonakis iu bashkua ekipit të inxhinierëve italianë në Roma, Tre University. Pasi studiuan aktivitetin sizmik të rajonit ekipi i studiuesve doli në përfundimin se Kulla e Pizës ka qëndruar në këmbë falë një fenomeni që njihet si ndërveprimi dinamik truall-strukturë (DSSI). Lartësia e konsiderueshme dhe ngurtësia e kullës, të kombinuara me butësinë e tokës në themele, bëjnë që dridhjet karakteristike që shkakton tërmeti të modifikohen dhe kulla të mos rezonojë me lëkundjet e tokës ku është ngritur.

SHKARKO APP