Zv/kryeministri italian Matteo Salvini performon në plazh si DJ dhe fikson të rinjtë
Zëvendëskryeministri italian Matteo Salvini është kthyer sërish në qendër të vëmendjes në vendin e tij. Këtë herë, nuk ka shkaktuar polemika, por ka sjellë kënaqësi te një pjesë e njerëzve. Salvini, njëkohësisht edhe Ministër i Brendshëm, u shfaq në plazh duke bërë DJ-in e duke kërcyer me vajza të veshura me bikini.
Në një moment turma këndon me Salvinin himnin kombëtar, ndërsa ky veprim mori lavdërime për shpirtin argëtues e të dashur të ministrit, por nuk munguan as kritikat për një sjellje jo serioze nga nja zyrtar shtetit.
Kjo nuk është hera e parë që Salvini vendos kufjet e DJ-it. Në një video tjetër, në vitin 2016 ai shfaqet po në të njëjtin vend, teksa argëtonte pushuesit ne plazhin e Milano Marittima-s, afër Ravenna-s.