Manchester City fiton ndaj Nottingham, ruan kreun e renditjes (VIDEO)
Manchester City ka arritur një fitore të thjeshtë 2-0 ndaj Nottingham Forest në “Etihad Stadium”, edhe pse luajti për një pjesë me një lojtar më pak.
Skuadra e Pep Guardiolës kaloi në avantazh që në minutën e 7-të me Foden. Vetëm shtatë minuta më pas Haaland realizoi golin e dytë për vendasit dhe e mbylli pjesën e parë me rezultatin 2-0.
Pjesa e dytë nisi me tensione, me Rodrin që mori karton të kuq pas një sherri me një kundërshtar. Nottingham nuk ia doli të shfrytëzonte superioritetin numerik dhe në fund sfida u mbyll me rezultatin 2-0.
Pas javës së gjashtë të Premier League, Manchester City kryeson me 18 pikë, ndërkohë që Nottingham Forest renditet në vend të 10 me 7 pikë.
KOHA JONË SONDAZH

