Mandati i Berishës, Alibeaj: PD pro heqjes së imunitetit, të ndiqet i njëjti standard edhe me Ramën

I pranishëm në mbledhjen e Këshillit të Mandateve dhe i vetëm nga opozita, Enkelejd Alibeaj, në emër të Partisë Demokratike, deklaroi se demokratët janë pro heqjes së mandatit të deputetit Sali Berisha, pas kërkesës së bërë nga SPAK.

Alibeaj kërkoi nga kolegët e mazhorancës që të krijohet një standard i unifikuar që në raste të tilla, kërkesat nga drejtësia të aprovohen gjithnjë dhe ligjvënësit të zhvishen nga imuniteti. I njëjti standard, kërkoi ai, të ndiqet edhe me kryeministrin në detyrë duke i bërë thirrje SPAK që të marrë parasysh kallëimet penale që janë bërë ndaj Ramës.

“Ta konsiderojmë si një shërbim ndaj shqiptarëve sot, edhe në të ardhmen. Zero imunitet për askënd. Mbështetje për SPAK, duke krijuar një presion pozitiv. Duke bërë këtë akt ne sot, krijojmë këtë presion pozitiv ndaj SPAK. Qëndrimi i im personal si përfaqësues i PD, në Këshillin e Mandateve: I rekomandojmë seancës plenare që ta pranojë si kërkesë për heqjen e mandatit”,-tha Alibeaj.

SHKARKO APP