Home Bota Maqedonia e V...

Maqedonia e Veriut shkon në zgjedhje të dyfishta në maj

55
0

Kryeministri dhe lideri i LSDM-së në pushtet, Dimitar Kovaçevski, në takimin e zhvilluar me liderët e partive parlamentare ka konkluduar për periudhën e mbajtjes së zgjdhjeve.

Ai nuk saktësoi se kur do të mbahen zgjedhjet, por tha se në maj ka hapësirë ​​të mjaftueshme për të mbajtur zgjedhje të rregullta presidenciale dhe parlamentare. Ndryshe, 8 maji është data e vetme kur zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare mund të mbahen në mandatin e rregullt.

“Unë jam duke planifikuar diku gjatë periudhës së ardhshme, sepse dhjetori ofron një mundësi të tillë që të mbajmë takim në Kuvend, ku do të mund të përcaktojmë të gjitha detajet në lidhje me mbajtjen e zgjedhjeve, ashtu siç është bërë në të kaluarën do të bëhet dhe tani. Dhe vitin e ardhshëm Maqedonia do të shkojë në zgjedhje, siç e parasheh ligji dhe Kushtetuta”, tha Kovaçevski.

Ai tha se para mbajtjes së zgjedhjeve duhet të merren vendime të tjera.

“Një vendim është ndryshimi i Kodit Zgjedhor përmes futjes së të gjitha vërejtjeve të OSBE/ODIHR, për të cilin është duke u punuar me një grup pune. Në fillim ka qenë një grup punues në të cilin kanë marrë pjesë ekspertë dhe përfaqësues të partive politike në Kuvend, por tani janë kryesisht partitë politike nga pushteti, por edhe opozita. Mendoj se në një periudhë shumë të shkurtër do të kemi një Kod Zgjedhor që do të përfshijë të gjitha dispozitat e vëzhgimeve të OSBE/ODIHR dhe që do të lejojë vazhdimin e mbajtjes së zgjedhjeve demokratike në vend siç kemi pasur në ciklet e kaluara, ndryshe nga periudha 11-vjeçare kur zgjedhjet u karakterizuan si jodemokratike”, tha Kovaçevski duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas vizitës në kompaninë Vabtek MZT ShA Shkup.

Në lidhje me atë nëse LSDM dhe BDI do të kenë listë të përbashkët, ai tha se është diçka që është vendim i partive politike dhe i nënshtrohet marrëveshjeve të koalicionit, andaj për momentin, shtoi ai, nuk mund të flasim me siguri për një gjë të tillë.

Ndryshe, nga dita e shpalljes së zgjedhjeve deri në ditën e votimit duhet të kalojnë jo më pak se 70 ditë dhe jo më shumë se 90 ditë. Nëse janë më 24 prill në raundin e parë dhe 8 maj për raundin e dytë, atëherë shpallja e zgjedhjeve do të duhet të jetë më 27 shkurt, që siguron të paktën 70 ditë deri në zgjedhje.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit