Marshimi LGBTQ, vritet një kameraman dhe dhunohen mbi 50 gazetarë

Një krim i rëndë ka ndodhur në Gjeorgji. Një kameraman i një televizioni ka gjetur vdekjen, pasi u dhunua rëndë gjatë sulmeve kundër një marshimi pro komunitetit LGBTQ. Alexander Lashkarava, 37-vjeç, pjesë e TV Pirveli, gjeti vdekjen ndërkohë që mbi 50 gazetarë të jterë u dhunuan. Mijëra njerëz kanë dalë në rrugët e kryeqytetit të Gjeorgjisë për të protestuar për këtë ngjarje të rëndë, ndërsa pjesëtarë të opozitës dhe përfaqësues të medies kanë arritur të hyjnë brenda parlamentit duke shkaktuar një situatë të pazakontë.

SHKARKO APP