Home Bota Mas*akra me 6...

Mas*akra me 6 të vrarë në Greqi, autorët futën në ”kurth” viktimat

25
0

Masakra e tmerrshme e 11 shtatorit në Lutsa, ku gjashtë persona u ekzekutuan në një atentat mafioz, detajet e së cilës ende vijojnë. Nga hetimet e kryera janë vënë në pranga dy shtetas turk. Mediat greke bëjnë me dije se dy të rinj nga Turqia të moshave 28 dhe 32 janë arrestuar nga policia.

Nga dëshmitë dhe pamjet e kapuar në kamerat e sigurisë në zonë, rezultoi se 32-vjeçari ka çuar në vendin e mgjarjes bashkëpunëtorin e tij 28-vjeçar dhe më pas ka shkuar në strehën e viktimave për t’i çuar drejt vdekjes.

28-vjeçari ka mbetur në rrugën Arionos ndërsa bashkëpunëtori i tij ka bindur gjashtë viktimat të hipin në makinë, që dyshohet se kishte si destinacion aeroportin Eleftherios Venizelos, prej nga do të udhëtonin drejt Italisë. Sipas mediave turke bëhet fjalë për anëtarët e bandës së Baris Boyun, të cilët po përgatisnin vrasjen e gjashtë personave në Artemisa.

32-vjeçari dyshohet se i përkiste të njëjtës bandë me gjashtë viktimat, por për arsye ende të panjohur, ka vendosur t’i “tradhtojë” duke i futur në kurth. Departamenti i Policisë së Stambollit ka sqaruar se anëtarët e organizatës po përgatisnin hakmarrje në Stamboll për shkak të vrasjes së gjashtë anëtarëve të organizatës kriminale Baris Boyoun në Greqi më 11 shtator.

Grupi i turqve banonin në një shtëpi të fshehtë në Lutsa, shumë afër vendit ku u vranë, por studiuesit El.As raportuan se ata kishin gjetur celularët e viktimave, provat e gjetura në shtëpinë që ata kishin marrë me qira si edhe ADN e tyre. Gjashtë persona të cilët u ekzekutuan më 11 shtator 2023 në një atentat mafioz në Greqi, ishin shtetas turq.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit