Home Bota Mbi 100 mijë ...

Mbi 100 mijë emigrantë kanë kaluar “La Manshin” me gomone

30
0

Emigrantët me gomone që kaluan kanalin anglez këtë javë e kanë çuar në mbi 100.000 numrin e përgjithshëm të njerëzve që kanë bërë udhëtimin e rrezikshëm në “La Mansh”, që nga koha kur nisën regjistrimet në vitin 2018.

Shifrat tregojnë një rritje të madhe nga viti në vit, pasi në 2018 vetëm 299 emigrantë të paligjshëm kaluan në “La Mansh”, ndërsa numri arriti kulmin në 2022 me 45,755, ku mbi 12 mijë prej tyre ishin shqiptarë.

Këtë javë 15 persona u zhvendosën në anijen e stacionuar në Portland, Bibby Stockholm, por ishin sfidat ligjore që vazhdojnë ato që penguan 20 të tjerë të transferoheshin në anije. Akomodimi në brigjet e Dorset përfundimisht synon që të strehojë 500 burra beqarë, megjithëse kjo shifër është më pak se 1% e njerëzve që presin që t’ju shqyrtohet kërkesa e tyre për azil.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit