Home Bota Mbi 3100 rast...

Mbi 3100 raste të reja me COVID-19 në Itali

13
0

Vijon të rritet numri i qytetarëve të infektuar me koronavirus në Itali. Sipas njoftimit të autoriteteve shëndetësore, në 24 orët e fundit janë regjistruar 3 117 raste të reja nga 88 247 testime të realizuara.

Po ashtu, referuar të dhënave të fundit, në Itali kanë humbur jetën 22 persona si pasojë e COVID-19. Në spital janë shtruar 182 pacientë, duke e çuar në 1 512 numrin e të shtruarve me koronavirus në spital.

Nga fillimi i pandemisë e deri më tani në Itali janë konfirmuar të infektuar me Covid 4,320,530 persona mes të cilëve kanë humbur jetën 127,971 qytetarë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit