Home Bota Mbledhja e Kë...

Mbledhja e Këshillit të Sigurimit, shefja e UNMIK-ut shpreh keqardhje që u bojkotua votimi në veri

38
0

Përfaqësuesja Speciale e Sekretarit të Përgjithshëm, Caroline Ziadeh në fjalimin e saj të fundit në Këshillin e Sigurimit ka shprehur pakënaqësinë për ngecjen e dialogut Kosovë-Serbi.Për të janë bërë shumë përpjekje për të gjetur zgjidhje për shqetësimin e serbëve në katër komunat veriore të Kosovës.

“Së fundmi përfaqësuesit e serbëve të Kosovës kanë thënë se nuk janë pjekur kushtet për të marrë pjesë në votime. Procesi dje ka shkuar mirë por për fat të keq shumë pak qytetarë kanë dalë në votime dhe kjo do ta vazhdojë problemin”.

Ajo tha se UNMIK-u do të ndihmojë në gjetjen e një zgjidhjeje për problemin. Përfaqësuesja Speciale e Sekretarit të Përgjithshëm ka ripërsëritur se tensionet e shtatorit të vitit të kaluar në Banjskë duhet të adresohen dhe përgjegjësit duhet të dalin para përgjegjësisë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit