Mbyllen hetimet për vrasjen e Lamçes, në gjyq shkojnë 4 persona

Prokuroria e Elbasanit ka dërguar për gjykim dosjen në ngarkim të Sokol Sanxhaktari dhe Adriano Hajdarit. Ata akuzohen për vrasjen e Florian Lamçes më 30 korrik 2020 në këtë qytet.

Po ashtu Prokuroria ka ngritur akuzë edhe për Amadeus Lamçja dhe Mehmet Muça, kjo për moskallëzim krimi deklarim të rremë. ata ndodheshin në një nga lokalet e qytetit, ku kanë konsumuar pije alkoolike. Rreth orës 4 të mëngjesit aty ka nisur një sherr me sende të forta.

Nga përplasja humbi jetën 30-vjeçari Lamçe. Sokol Sanxhaktari është një person që është arrestuar dhe dënuar disa herë për vepra të ndryshme penale.

SHKARKO APP