Mbyllen ndeshjet e grupeve, përcaktohet tabela e fazës me eliminim direkt

Pas një maratone me super sfida, faza e grupeve e EURO 2024 u mbyll, duke mësuar emrat e 16 skuadrave që mbeten në garë për fitoren e trofeut.
Në këtë mënyrë është plotësuar edhe kuadri i plotë i ndeshjeve të fazës 1/8. Ndeshjet e fazës me eliminim direkt nisin të shtunën, me ndeshjet Zvicër-Itali dhe Gjermani-Danimarkë. Të dielën luhen dy ndeshje të tjera, Angli-Sllovaki dhe Spanjë-Gjeorgji.
Të hënën zhvillohen ndeshjet Francë-Belgjikë dhe Portugali Slloveni. Të martën kjo fazë mbyllet me duelet Rumani-Holandë dhe Austri-Turqi.