Media e madhe britanike zbulon skemën: Ja si hyjnë kontrabandë shqiptarët në Angli

E përditshmja “Daily Mail” i ka kushtuar sot një investigim nga ku tregon se si grupet kriminale shqiptare përdornin pa asnjë problem rrjetet sociale për të reklamuar trafikimin e njerëzve drejt Britanisë së Madhe.

Bandat shqiptare që marrin deri në 20,000 paund për të kontrabanduar migrantë në Britaninë e Madhe i publikojnë shërbimet e tyre në TikTok dhe faqet e tjera të rrjeteve sociale.

Hetimi zbuloi se faqet e njohura ishin të mbushura me reklama nga trafikantët e qenieve njerëzore, të cilët përqeshnin përpjekjet nga autoritetet britanike dhe duke postuar udhëzime hap pas hapi për të ndihmuar migrantët e paligjshëm të vidhnin në Mbretërinë e Bashkuar.

Ato ilustrojnë shkallën e problemit me të cilin përballet Sekretari i Brendshëm Priti Patel, i cili kohët e fundit vizitoi Shqipërinë për të nënshkruar një marrëveshje që përshpejton dëbimet e kriminelëve dhe azilkërkuesve problematikë.

Numri i migrantëve që kalojnë Kanalin është rritur ditët e fundit, ku deri tani janë mbi 8,000, më shumë se për gjithë vitin 2020.

SHKARKO APP