Mesila Doda: Opozitë e përçarë dhe politikë e bashkuar me krimin

Kryetarja e grupit parlamentar Demokraci dhe Integrim, deputetja e PDIU-së Mesila Doda, në fjalën e saj në nisjen e sesionit parlamentar, tha se situata politike në vend është shumë e rëndë dhe gjithçka që vendi kërkon është t’i rikthehet normalitetit.

“Sot realiteti politik është i tillë: Ai që nuk duhet të ndodhte. Opozita është e përçarë, gjithsecili me hallet e veta. Kemi parë skenat me sharje dhe fyerje mes përfaqësuesve të opozitës. Qeveria nuk është normale, ajo që duhet të menaxhojë të mirat publike dhe jo të çojë buxhetin në duart e disa njerëzve. Shkurt e gjithë kjo situatë i ka kaluar rregullat bazë të bashkëjetesës në demokraci.

Bashkimi i politikës me krimin, madje njësimi më të i ka dhënë fund gjuhës politike. Shqipëria çeli negociatat me BE-në ndërkohë që në këtë Kuvend nuk pati asnjë debat, asnjë seancë në lidhje me këtë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Opozita duhet të gjejë sinergjinë e saj të brendshme. Nga ana tjetër mazhoranca të zhdukë çdo gjuhë arrogance dhe armiqësore dhe gjuhën përçarëse. Koha duhet të ketë vetëm një kryefjalë, rikthimi i normalitetit në këtë vend. Të zhduken segmentet kriminale të bashkimit të politikës me krimin”, tha Mesila Doda.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?