Meta, Rama dhe Basha urojnë Kombëtaren për fitoren ndaj Hungarisë

Shqipëria nuk zhgënjeu në “Elbasan Arena”, duke fituar me rezultatin 1-0 ndaj Hungarisë. Për këtë fitore, kanë reaguar edhe disa nga politikanët. Kreu i Shtetit, Ilir Meta shkruan në mesazhin në rrjetet sociale: “Një fitore e shumëpritur, që rikthen ëndrrën e madhe! Urime kuqezinjve”!

Kryeministri Edi Rama nuk ka zgjedhur fjalët, por renditjen e përfaqësueses në tabelën e klasifikimit. Ai ka publikuar këtë foto në rrjete sociale e mbi të ka vendosur dy emoji, njëra që simbolizon zemrën e tjetra flamurin shqiptar.

Për këtë fitore, që lë ende ndezur shpresën e ekipit tonë përfaqësues për në kampionatin botëror, ka reaguar dhe kryedemokrati Lulzim Basha. Me anë të një postimi në “Instagram”, ku ka publikuar dhe një foto të Brojës, ai shkruan: Urime kuqezinjve, super ndeshje👏🇦🇱

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Lulzim Basha (@lulzimbasha)

SHKARKO APP