Home Bota Miliona fëmij...

Miliona fëmijë humbën prindërit nga pandemia

7
0

Gjatë pandemisë, rreth 1.5 milion fëmijë në të gjithë botën përjetuan vdekjen e një prindi, gjyshi ose kujdestari tjetër që kujdesej për ta, si rezultat i COVID-19.

Studimi i botuar në “The Lancet” tregon se të dhënat mbi vdekshmërinë janë marrë në 21 vende që tanimë përbëjnë 77% të vdekjeve globale të COVID-19.

“Për çdo dy vdekje nga COVID-19 në të gjithë botën, një fëmijë mbetet prapa për t’u përballur me vdekjen e një prindi ose kujdestari”, ka bërë të ditur nga Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve COVID-19.

Ekspertët kanë bërë të ditur se numri i jetimëve COVID-19 do të rritet ndërsa përparon pandemia. Ekziston një nevojë urgjente për t’i dhënë përparësi këtyre fëmijëve dhe për t’i dhënë mbështetje për të ardhmen.

Globalisht, nga 1 Mars 2020, deri më 30 Prill 2021, vlerësohet se 1 134 000 fëmijë përjetuan vdekjen e kujdestarëve, duke përfshirë të paktën njërin prind ose gjyshin kujdestar. Me kalimin e kohës pas muajit Prill këto shifra kanë filluar që të rriten. Grupmosha më e prekur sipas studiuesve është ajo 15 vjeç. Mes dy dhe pesë ose më shumë fëmijë kishin baballarë të vdekur sesa nëna të vdekura.

Studimi i bën gjithashtu thirrje qeverive dhe organizatave nga më të ndryshme që mbështetja psikosociale dhe ekonomike duhet të jetë parësore. Ekspertët janë shprehur se këto të dhëna tregojnë nevojën për përgjigje kryesore si parandalimi, zbulimi, përgjigjja dhe kujdesi për fëmijët.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit