Ministri i Jashtëm serb i drejtohet Kosovës: Do të nisim një fushatë çnjohje

Marrëveshja e Washingtonit mes Kosovës dhe Serbisë u arrit në 4 shtator të vitit të kaluar. Me ndërmjetësimin e Donald Trump, Kosova dhe Serbia, firmosën veç e veç në Shtëpinë e Bardhë një marrëveshje për Normalizimin Ekonomik.

Por ministri i Punëve të Jashtme në Serbi, Nikola Selaković ka kërcënuar Kosovën, duke thënë se do të nisin një fushatë “çnjohje” për pavarësinë e saj, nëse Prishtina nis fushatë për njohjen e vendit. RTS shkruan se Selaković është shprehur se nëse Kosova nuk arrin që t’i përmbahet marrëveshjes së Washingtonit, ata e dinë se çfarë do të bëjnë (duke iu referuar Beogradit).

“Marrëveshja e Washingtonit krijoi një zotim që Beogradi nuk duhet ta drejtojë ndonjë fushatë “çnjohjeje” dhe që Prishtina të mos aplikojë për anëtarësim në organizata ndërkombëtare ose të drejtojë ndonjë fushatë të re për njohje. Ne po i përmbahemi detyrimeve tona dhe do t’i mbajmë ato, dhe nëse ato shkelen nga ana tjetër ne e dimë se çfarë të bëjmë”,-tha Selaković.

SHKARKO APP