Home Bota Ministri serb...

Ministri serb me “teori konspirative”: Albin Kurti kërkon vëmendjen e ndërkombëtarëve, do vijë në takim së bashku me …

6
0

Ministri i Brendshëm i Serbisë, Aleksandar Vulin ka nxjerrë ‘zbuluar’ skenarin e Albin Kurtit për takimin e 15 qershorit në Bruksel.

Vulin thotë se Kurti do të marrë si pjesë të delegacionit një grua e cila kur ka qenë vajzë dyshohet se është dhunuar nga serbët.

Ai thekson se kjo gjë nuk duhet të lejohet dhe do e irritonte Vuçiçin, por qëllimi i Kurtit është që në mënyrë të shëmtuar të tërheqë vëmendjen e mediave ndërkombëtare.

‘’Ata do ta sjellin një grua që dyshohet se ishte sulmuar kur ajo ishte vajzë nga serbët, ata po e sjellin atë si një anëtare të delegacionit e cila duhet ta tërheqë vëmendjen e të gjitha mediave botërore dhe ta irritojë Aleksandar Vuçiç. Kurti u tregua një frikacak i madh, ai do ta sjellë dikë që duhet të bëjë atë që nuk do të lejohet ta bëjë para Aleksandar Vuçiçit. Çfarë duhet të negociojmë në një atmosferë të tillë’’- tha Vulin.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit