Ministrja e Bujqësisë njofton për situatën e përmbytjeve: Nielet e lumenjve jo shqetësim për dalje nga shtrati

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca, nëpërmjet një postimi në facebook, ka bërë me dije përditësimin mbi situatën e krijuar në vend, si pasojë e motit të keq. “Vijojmë me vëmendje të veçantë e në komunikim intensiv me Drejtoritë e Ujitjes dhe të Kullimit në ndjekje të situatës së shkaktuar nga moti i keq”, shprehet Krifca në reagimin e saj.

Ministrja thotë se deri më tani nga inspektimet në terren të Drejtorive të Ujitjes dhe të Kullimit Lezhë, Durrës, Fier dhe Korçë, rezulton se sasitë e konsiderueshme të reshjeve të rëna gjatë natës dhe që ende vazhdojnë, kanë ndikuar në rritjen e nivelit të ujit në infrastrukturën e kullimit, por pa krijuar probleme.

Të gjithë hidrovoret janë në funksion të plotë dhe po punohet për mbajtjen e niveleve normale të ujit, megjithëse kemi rritje të prurjeve të ujit në kolektorët kryesor, që përcjellin ujin tek hidrovoret”, thotë Krifca.

SHKARKO APP