Ministrja Manastirliu takon homologun izraelit: Forcojmë bashkëpunimin në fushën e shëndetësisë

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu është pritur nga homologu izraelit, Nitzan Horowitz në Tel Aviv, në një takim në kuadër të Sesionit të 72-të të Komitetit Rajonal të OBSH-së për Europën.
Në fokus të takimit ishte forcimi i bashkëpunimit në fushën e shëndetësisë elektronike, rritja e kapaciteteve të burimeve njerëzore dhe mbështetja për përballimin e emergjencave.

Shteti i Izraelit është një model për shëndetësinë elektronike, përgjigjen ndaj emergjencave dhe kërkimin shkencor. Ndaj duam të forcojmë bashkëpunimin me ju në këto fusha prioritare për ne, përmes zgjerimit të memorandumit të mirëkuptimit mes dy vendeve tona”, tha Manastirliu.

Duke shprehur gatishmërinë për shkëmbimin mes dy vendeve, Ministri i Shëndetësisë së Izraelit, Nitzan Horowitz tha:

Jemi të gatshëm të nisim menjëherë me grupet e punës, për të mbështetur kërkesat tuaja për trajnimin e profesionistëve të shëndetit, për zgjerimin e shëndetësisë elektronike dhe me eksperiencën që kemi, për t’iu mbështetur për shërbimin e urgjencës mjekësore”.

SHKARKO APP