Nusja bën vjehrrën për spital, 82-vjeçarja: Më g@diti me shkop! Djali e mbajti të fshehtë
Një nuse në Shkodër ka bërë për spital vjehrrën dhe djali i së moshuarës ka tentuar që të fshehë krimin e rëndë. Nazmie Buci, 82-vjeç u dhunua barbarisht me shkop nga nusja e djalit 43-vjeçarja, Elmira Buci. Sipas dëshmisë, nusja e ka goditur me bastunin me të cilin lëvizte e moshuara.
”Kam qenë në shtëpi dhe u kap nusja me mua, kapi shkopin tim (bastun) se unë lëviz me shkop, më ra, më goditi. Më mbuloi gjaku. Kam shkuar në tualet dhe më ka hedhur tri gota ujë, më ka zhveshur lakuriq dhe më ka thënë një këmishë nate ta vishja. Unë nuk i thashë asgjë, çfarë t’i thoja! M’i ka shkulur flokët edhe koridorin e kam fshirë me shpinë, më ka tërhequr nga këmbët”, rrëfen ajo teksa merr mjekim në spitalin e Shkodrës. Ngjarja ka ndodhur më 10 shtator, por djali Ylli Buci, nuk e ka dërguar në spital dhe as ka lajmëruar policinë për dhunën në familje.
Të nesermen (11 shtator) e moshuara ka dalë në oborrin e banesës, ku e kanë parë fqinjët me plagë në fytyrë dhe kanë telefonuar policinë dhe ambulancën. Mjekët thanë se Nazmie Buci është në gjendje të përmirësuar shendetësore, ndërsa Policia e Shkodrës arrestoi 43-vjeçaren Elmira Buci për dhunë në familje.