Home Bota Moti i acartë...

Moti i acartë në Gjermani, ka viktima. Pezullohen sërish fluturimet në aeroportin e Mynihut

190
0

Tre qytetarë dhe një fëmijë humbën jetën të martën (5 dhjetor) në zonat e Gjermanisë që janë prekur nga moti i keq i ditëve të fundit. Aeroporti i Mynihut funksionon me probleme dhe vonesa, ndërsa qarkullimi në autostrada është i vështirë për shkak të sipërfaqes së rrëshqitshme të rrugës.

Dy burra humbën jetën në një autostradë në Bavarinë jugore, kur makina me të cilën po udhëtonin u përplas me një kamion për shkak të akullit, gjë që e bëri rrugën jashtëzakonisht të rrëshqitshme. I njëjti fenomen shkaktoi shumë më tepër aksidente trafiku në zonën e Mynihut, por me ashpërsi të kufizuar.

Në një rajon gjysmë malor të Saksonisë, një autobus u përplas me një borëpastruese dhe më pas në një pemë, duke vrarë një djalë 10-vjeçar që ishte në autobus. Shoferi dhe një pasagjer tjetër kanë mbetur të plagosur rëndë. Në Baden-Ëürttemberg, një 57-vjeçar nuk arriti të përdorte në kohë sistemin e frenimit dhe u përplas me një autobus. Nga përplasja ka mbetur i vdekur.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit