Ndahen çmimet CCIT Awards, Kredo Finance kompania me shërbimin më të mirë në mikrofinancë

Ditën e Premte është zhvilluar mbrëmja Gala e shpërndarjes së çmimeve CCIT Awards për kompanitë më të mira të biznesit që operojnë në Shqipëri. Ky aktivitet oganizohej nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë me mbështetjen e Bashkisë së Tiranës, kjo e fundit përfaqësohej nga Nënkryetari i Bashkisë, Andi Seferi. Në këtë aktivitet merrte pjesë gjithashtu Ministri i Mbrojtjes së Sipërmarrjes Eduart Shalsi, deputetë, si dhe shumë personalitete të spikatura në fushën e biznesit, artit, shoqërisë civile etj. CCIT Awards vlerësoi me çmim kompaninë Kredo.Finance si institucioni më i mirë financiar në kategorinë Jobanka, si kompania me shërbimin më të mirë në industrinë e mikro-kredidhënies. Çmimi iu dha Drejtoreshës së Përgjithshme të Kredo.Finance Arlinda Muja nga Ministri për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, z.Eduart Shalsi. Drejtoresha e Përgjithshme e Kredo Finance Arlinda Muja falenderoi të pranishmit për këtë çmim dhe ja dedikoi këtë sukses përkushtimit të të gjithë punonjësve të kompanisë Kredo Finance.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?