Ndihmat për Sirinë, Bullgaria pret dritën jeshile nga BE

Zv/ministri i Jashtëm, Kostadin Kodzhabashev tha se Bullgaria është e gatshme të dërgojë ndihmë humanitare në Siri dhe po pret një dritë jeshile nga BE-ja.

Ai konfirmoi se avionët spartan me ndihma do të nisen nga Bullgaria sapo BE të miratojë këtë gjë. Dërgesa do të merret nga përfaqësues të Programit Botëror të Ushqimit në Beirut dhe Ambasada Bullgare atje.

Po ashtu Kodzhabashev tha në konferencën për shtyp, se një familje bullgare, një nëne dhe fëmija një vjeçar i saj, u prek nga tërmeti në Latakia, Siri. Shtëpia e tyre u shkatërrua ndërsa babai aktualisht ndodhet në Gjermani.

Familja refuzoi ndihmën humanitare nga shteti bullgar. Ambasada bullgare në Siri shprehu gatishmërinë për të ofruar mbrojtje dhe ndihmë konsullore.

SHKARKO APP