Në Kongresin e PS, Rama flet për PD: Shqipëria në rrezik për t’u kthyer pas në kohë! Na duhen 3 garanci

Që në orën 11:30, në Pallatin e Kongreseve nisi Kongresi i PS-së. Kryeministri Edi Rama, në nisje të fjalimit të tij i ka kushtuar disa rreshta opozitës, ndonëse nuk e përmendi me emër në mënyrë të drejtpërdrejt.

Nisur nga kaosi dhe flakët në Kuvend, Rama tha se Shqipëria është përballë një rreziku të madh, atij të kthimin pas. Dhe kur flet për kthim pas, e ka fjalën për rikthimin në pushtet të Partisë Demorkatike, sipas së cilit do e çonin vendin në një regres të menjëhershëm.

“Shqipëria nuk është jashtë rrezikut të rikthimit mbrapa, nëse ne nuk do të fokusohemi me forcën e ambicies, te krijimi i garancive të progresit pa kthim dhe pa ndalim. Merrni me mend se çfarë ju shikojnë sytë rrotull, sikur ne të mos jemi këtu dhe të tjerë të jenë në vendin tonë dhe se me çfarë shpejtësie vjen ky regres”, u shpreh Rama.

Për këtë, kryeministri Edi Rama renditi 3 garanci që i duhen për të çuar vendin përpara. “Na duhen 3 garanci, një vend i gatshëm për BE, një shtet ku fryma e modernizimit të hyjë në të gjitha venat dhe një forcë qeverisë së e përkushtuar ndaj kapitalit të qeverisë”, përfundoi kreu i qeverisë.

SHKARKO APP