Home Bota Në shënjestër...

Në shënjestër edhe e ëma, detaje nga vrasja e 32-vjeçarit në Greqi

0
0

Pas atentateve të ndodhura ditët e fundit në Greqi mediat greke së fundmi shkruajnë se ka shpërthyer një luftë e ashpër mes bandave që funksionojnë në territorin grek.

Autoritetet i kanë përqëndruar hetimet në trekëndëshin e burgjeve Athinë-Patras, ku vepron krimi i organizuar por edhe mafia shqiptare.

Ndërkohë sa i takon vrasjes së shqiptarit Aristidis Papas, sipas asaj që raportojnë mediat greke, policia po shqyrton të dhënat nga hetimi anti-terror që në periudhën 2018 -2019 si dhe në 2017, ku u vra kriminologu Michalis Zafeiropulos i cili kishte regjistruar veprimet e pesë kriminelëve shqiptarë që drejtonin sulmet kriminale të mafies nëpër burgje.

Një ndër shënjestrat e mafies shqiptare që drejton nga burgjet, thuhet se ka qenë edhe Aris Papas i cili u vra me 8 plumba nga një autor ende i paidentifikuar, teksa pinte kafen në Sepolia të Athinës.

Në fakt, sipas dëshmisë së një zyrtari të burgut, në maj të vitit 2019, një anëtar kryesor i mafies shqiptare në Korydallos kërkoi shfarosjen e Aris Papas ndërsa pretendohet se ai e kërcënoi se nëse nuk arrinte ta vriste, do të kthehej të vriste nënën e tij.

Duket se 32-vjeçari ka qenë në qendër të mosmarrëveshjeve mes anëtarëve të mafies shqiptare , e cila në 2006-2008 kishte vrarë 11 persona dhe plagosur 13 të tjerë, ndërsa ish-anëtarë ishin rrëmbyer dhe grabitur. Banda depërtoi në kafene dhe apartamente në qendër të Athinës ku qëndronin personat e shënjestruar prej tyre duke plagosur edhe disa qytetarë të pafajshëm.

Vetëm pak orë nga vrasja e shqiptarit një tjetër atentat u regjistrua në Greqi, ku mbeti i vrarë ish-boksieri Tassos Berdesis.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit