Home Bota Netanyahu hum...

Netanyahu humbet pas 12 vjetësh pushtetin

2
0

Benjamin Netanyahu ka humbur pushtetin pas 12 vitesh, ndërsa parlamenti izraelit miratoi qeverinë e re me në krye Naftali Bennett. Ky i fundit do të jetë kryeministri i ri pas koalicionit me Yair Lapid.

Në marrëveshje është rënë dakord që Lapid do të pasojë Bennett si kryeministër në gjysmën e qeverisjes.

Naftali Benett është një mbështetës i fortë i kolonive hebreje në territorin e pushtuar. Djalë i emigrantëve amerikanë, Benet, 49-vjeç i përket një gjenerate më të re se kryeministri 71-vjeçar Netanyahu, por ashtu si ai ka lidhje të forta me Amerikën, dhe është një ish-komando.

Milioner në fushën e high-tech, Bennet ka pasur një marrëdhënie të gjatë dhe shpesh të trazuar me Netanyahu-n dhe ka shërbyer si ministër i Mbrojtjes dhe Arsimit në disa qeveri të drejtuar prej tij.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit