Neymar: Jam lojtari më i mirë në botë, sepse Messi dhe Ronaldo s’janë nga ky planet

Sulmuesi i Brazilit, Neymar e konsideron veten si lojtarin më të mirë në botë, pasi thotë se Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo – fitues të shumëfishtë të Topit të Artë – nuk janë nga ky planet.

Neymar, i cili i bart mbi supe pritjet e një kombi në Kupën e Botës 2018, konsiderohet si fitues në pritje i Topit të Artë dhe në dy vitet e fundit në votim ka përfunduar në vendin e tretë, transmeton Gazeta Express.

Ai nuk ka qenë në gjendje t’i rrëzojë nga froni rivalët e përjetshëm të Barcelonës dhe Real Madridit, dhe insiston se një detyrë e tillë është e pamundur.

Swiss Digital Desktop Reklama

Neymar ka thënë për kanalin brazilian në Youtube Desimpedidos: “Messi dhe Ronaldo dy janë mbi të gjithë të tjerët momentalisht.” “Të jem i sinqertë, sot jam lojtari më i mirë në botë – sepse ata janë nga një planet tjetër”, shtoi Neymar

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?