Home Bota Nga shteti më...

Nga shteti më i izoluar i botës, diktatori qan para grave

734
0

Nga shteti më i izoluar i botës, diktatori i Koresë së Veriut, Kim Jong Un shfaqet i përlotur përpara turmës së grave. Në një takim kombëtar të nënave, Kim Jong Un qau përpara tyre gjatë fjalimit të tij ku shprehte shqetësim për rënien e lindshmërisë në Korenë e Veriut.

Diktatori koreano-verior u bëri thirrje grave që të kenë më shumë fëmijë për të rritur lindshmërinë në shtetin komunist, për të ndaluar trendin rënës të lindjeve në vend.

Lideri autoritar u pa duke fshirë lotët me shami përpara mijëra grave të mbledhura në sallë. “Parandalimi i rënies së nivelit të lindjeve është detyrë e jona”, tha Kim Jong Un. Ai u bëri thirrje gjithashtu grave që të rrënjosin te fëmijët e tyre vlerat e partisë së tij komuniste.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit