Një tjetër rrugë në Hajdaran të Shushicës, një tjetër premtim i mbajtur nga Gledian Llatja

Rruga “Riza Salla”, rrugë e cila i shërben shkollës së fshatit Hajdaran dhe gjithë banorëve të zonës në njësinë administrative Shushicë, më në fund do të zgjidhë përfundimisht një problem shumëvjeçar ashtu si po zgjidhen dhe janë në vazhdim shumë rrugë dhe jo vetëm në Elbasan.

Gjatë një inspektimi të punimeve në këtë  rrugë të fshatit Hajdaran i cili ndodhet fare afër me qytetin, kryetari i bashkisë Gledian Llatja i shoqëruar edhe nga deputetja e zonës Desantila Tahiraj, vuri në dukje një sërë projektesh që ka realizuar bashkia Elbasan gjatë këtij 4-vjecari si edhe ato në vazhdim të cilat konsistojnë me realizimin e shumë projekteve për urbanizimin e zonave informale në Elbasan si edhe duke u shtrirë në shumë zona rurale dhe fshatra të njësive administrative.

“Kemi treguar se jemi vetëm për punë, ne dimë të bëjmë vetëm punë, jo si të tjerët që dinë të bëjnë vetëm llafe, ne këtë kemi dashur dhe këtë po bëjmë, t’i qëndrojmë afër qytetarëve dhe banorëve në qytet, në fshat, në zonat periferike, edhe në zonat më të thella, pikërisht për këtë. Qëllimi ynë është që të kemi një bashkëpunim midis strukturave vendore dhe qytetarëve ashtu si e kemi pasur deri tani, me besimin për të vazhduar punë, pasi qytetatarët kanë halle, ndaj ne duam punë.

Duke ju drejtuar qytetarëve Llatja tha se “ne nuk kemi as hallet e Sali Berishës as të Ilir Metës, ata t’i dalin vetë për Zot halleve të veta, ne jemi pë hallet e popullit. Ne për këtë jemi, jemi të gjithë bashkë, nuk jemi vetëm, kemi edhe mbështetjen e madhe të qeverisë, ashtu edhe sic shihet po bëhen edhe pritat lumor në lumin Shkumbin, të cilat nuk shkaktojnë më përmbytje, janë investime të mëdha që na ka mbështetur qeveria. Në mënyrë aktive filluam të bëjmë punë në të mirë të komunitetit, pasi ne këtë dimë të bëjmë të mirëmenaxhojmë të administrojmë.

Sipas tij “këto investime është e vërtetë që duhet të ishin bërë para 30 vitesh, dhe ne po i bëjmë, ndërsa opozita nuk ka bërë asgjë. Katër vite kur ishin në pushtet asnjëherë nuk u kujtuan për Hajdaranin, as për Shushicën, as për rrugët, ndërsa tani thonë nuk është bërë kjo rrugë, këtë se bën Zoti , ne po e bëjmë, dhe po punojmë cdo ditë. Nuk është e moralshme të dalësh para një fushate dhetë thuash se kjo rrugë nuk është bërë”.

Sakaq Llatja është ndalur edhe tek planet masive të bashkisë duke pohuar se ” po bëjmë rreth 100 mijë metra katrorë asfalt në vit, po urbanizojmë shumë zona të Elbasanit, dhe do të vazhdojmë edhe në të ardhmen”.

Sakaq deputetja Desantila Tahiraj vuri në dukje bashkëpunimin e vazhdueshëm me banorët dhe qytetarët, ndaj dhe kjo rrugë sipas saj, i shërben komunitetit dhe shkollës, por edhe qendrës shëndetësore.

“Kemi edhe shumë punë për të bërë dhe ndjejmë përgjegjshmërinë për t’i bërë këto punë ndaj kërkojmë mbështetjen dhe votën tuaj për të vazhduar punët dhe projektet, për të bërë kopshte, cerdhe, shkolla, qendra shëndetësore më të mira. Ne kemi qenë në kontakt me ju gjithmonë, dhe ju jeni njerëz të mençur dhe dini t’i vlerësoni njerëzit që punojnë”.

SHKARKO APP