Njeriu më i urryer i momentit, grekët “shpërthejnë” në rrjete sociale ndaj pilotit që vrau gruan në sy të foshnjës

Pas 37 ditësh hetime policia greke arriti të zbardhë vrasjen e 20-vjeçares britanike Caroline, duke identifikuar bashkëshortin si autor.

Pas një dëshmie maratonë prej tetë orësh Charalambos Anagnostopoulos pranoi se kishte vrarë gruan e tij, pasi kjo e fundit i kishte pohuar se do të largohej bashkë me vajzën e tyre 11-muajshe.

Ngjarja ka shokuar opinionin publik grek, pasi piloti 32-vjeçar tentoi shumë manovra me qëllim të mos zbulohej krimi që kishte kryer. Madje në një nga dëshmitë  tij, piloti tha se kishte njëri nga grabitësit fliste gjuhën shqipe.

Qytetarët greke kanë shpërthyer në rrjetet sociale, të tronditur nga ajo që ka ndodhur. Shumë prej tyre cilësojnë 32-vjeçarin si të sëmurë psikik.

SHKARKO APP