Home Bota Notoi mbi një...

Notoi mbi një orë për të kërkuar ndihmë, 7-vjeçari shpallet hero

1
0

Steven Poust ankoroi varkën e tij në lumin St. Johns në Jacksonville, Florida, që dy fëmijët e tij, Chase dhe Abigail të notonin. Abigail u tërhoq nga rryma, e cila ishte shumë e fortë. I ati u hodh që ta ndihmonte dhe i tha Chase që të kërkonte ndihmë, ndërsa përpiqej të arrinte vajzën e tij, e cila kishte veshur një jelek shpëtimi.

“Unë i thashë atij se e doja sepse nuk isha i sigurt se çfarë do të ndodhte”, tha Poust. Vogëlushit iu desh që të notonte për një orë për të arritur në breg. Sapo preku tokën, ai vrapoi në shtëpinë më të afërt për ndihmë.

Babai dhe motra e tij ishin rreth 3-4 km larg vendndodhjes së varkës dhe u shpëtuan nga Departamenti i Shpëtimit dhe Zjarrit në Jacksonville.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit