Nxënësja djeg konviktin pasi i morën celularin, 19 viktima nga ngjarja

E zemëruar pasi i morën celularin e saj, një nxënëse dogji konviktin në Guyana dhe kjo u ka marrë jetën 19 personave. E dyshuara aktualisht ndodhet në spital duke marrë trajtim mjekësor për djegie dhe thuhet se ka pranuar zjarrvënien.

Konvikti ishte i kyçuar dhe dritaret po ashtu të mbyllura. Zjarri u ndez në zonën e banjës dhe përfundimisht përfshiu të gjithë ndërtesën, e cila ishte pjesërisht prej druri dhe strehonte 57 studente.

Administratorja e konviktit, e cila humbi djalin e saj pesëvjeçar nga zjarri, nuk ishte në gjendje të gjente çelësat për të zhbllokuar derën pasi e kishte kapur gjendja e panikut.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vajza u disiplinua për një marrëdhënie me një burrë të moshuar.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?