OKB njeh gje**cidin serb në Srebrenicë me 84 vota pro, Vuçiç: Ky votim hap kutinë e Pandorës

Me 84 vota pro dhe 19 kundër, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi rezolutën që përcakton 11 korrikun si ditë të përkujtimit të gjenocidit të vitit 1995, kur serbët e Bosnjës vranë më shumë se 8,000 myslimanë boshnjakë në Srebrenicë të Bosnjës.

Rezoluta që u miratua mes kundërshtimit të ashpër nga serbët, dënon mohimin e gjenocidit, një gjë që vazhdimisht bëhet nga zyrtarët serbë si në Bosnje ashtu edhe në Serbi. Teksti përfundimtar i rezolutës që është hartuar nga Gjermania dhe Ruanda, dënon mohimin e gjenocidit, gjë që vazhdimisht bëhet nga zyrtarët serbë si në Bosnje ashtu edhe në Serbi.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se rezoluta është thellësisht politike. Rezoluta tha ai, do të hap kutinë e Pandorës dhe do të propozohen dhjetëra rezoluta të tilla. Më 11 korrik të vitit 1995, serbët e Bosnjës pushtuan Srebrenicën që ishte shpallur zonë e sigurt e mbrojtur nga Kombet e Bashkuara dhe vranë të paktën 8,000 burra dhe djem myslimanë boshnjakë.

Nga ana tjetër, Republika Srpska po ashtu ka dërguar një raport në OKB duke kërcënuar me qëndrimin se “miratimi i rezolutës për Srebrenicën do të shkaktonte konflikte të brendshme” në Bosnje e Hercegovinë. Lideri separatist, Milorad Dodik, i sanksionuar nga SHBA dhe shumë i afërt me Rusinë, ka kërcënuar shpesh se do të ndajë Republika Srpska nga Bosnja në rast të miratimit të rezolutës.

A kishte rol Serbia në gjenocid?

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë konstatoi në vitin 2007 se Serbia nuk ishte përgjegjëse për aktin e as bashkëpunëtore, por deklaroi se ajo nuk bëri asgjë për ta parandaluar atë. Për gjenocidin e kryer, deri më tash, u dënuan më shumë se 50 persona me rreth 700 vjet burg. Në mesin e tyre janë edhe presidenti i kohës së luftës i Republikës Sërpska, Radovan Karaxhiq, dhe komandanti i përgjithshëm i ushtrisë së atëhershme serbe, Ratko Mlladiq.

SHKARKO APP