Olaf Scholz zgjidhet kancelari i ri i Gjermanisë, zëvendëson Angela Merkel pas 16 vitesh në pushtet

Olaf Scholz është zgjedhu kancelari i ri i Gjermanisë. Kjo zgjedhje i jep fund epokës 16-vjeçare të kancelares Angela Merkel.

Scholz të mërkurën në mëngjes mori mbështetjen e 395 deputetëve në Bundestag.

Votimi nuk ishte një surprizë, SPD e Scholz-it dhe partnerët e saj të koalicionit, Demokratët e Lirë dhe të Gjelbërit kanë 416 vende në dhomën e ulët nga 736 që ka parlamenti gjerman.

Gjatë kohës sa Merkel ishte kancelare, Scholz ka shërbyer në kabinetin e saj në postin e ministrit të Financave dhe atë të zëvendëskancelarit.

SHKARKO APP