Organizohet për herë të parë në pistën e re të atletikës “Tirana Youth Run”, i pranishëm edhe Erion Veliaj

U organizua sot “Tirana Youth Run”, gara më e madhe e atletikës e zhvilluar ndonjëherë për moshat nga 8 deri 18 vjeç. Në këtë aktivitet, i mbajtur në pistën e re të Atletikës te Liqeni Artificial, morën pjesë 400 atletë dhe 12 ekipe nga i gjithë territori i vendit.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili së bashku me ministren e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, morën pjesë në nisjen e kësaj gare, u shpreh se talentet e atletikës më në fund kanë një pistë të denjë për të zhvilluar stërvitjet, por edhe kompeticione të tilla.

“Kampionia jonë e Europës, Luiza Gega, nuk ka pasur një pistë të tillë, madje i duhej të shkonte në Elbasan, disa herë në Kenia, në Bullgari, disa herë është stërvitur jashtë, ashtu si Izmiri, sepse nuk i kemi pasur këto mundësi. Kjo do të thotë se mund të bëhesh kampion, mund të jesh i shpejtë, apo e shpejtë, mund të jesh më i miri apo më e mira, pavarësisht kushteve, ama kur i kemi edhe kushtet, është pak më e lehtë. Unë besoj se nuk ka nevojë të bëjmë ato sakrifica që Luiza, Izmiri, Taulanti e shumë të tjerë i kanë bërë, duke shkuar kilometra të tërë. Sot i kemi mundësitë, që ashtu siç kemi nisur në Tiranë, ndoshta edhe me bashkitë e tjera, mund të vijojmë me pista të tilla,” tha Veliaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Jemi në pistën olimpike të atletikës, e cila është vetëm për sportin e atletikës. Para 3 vitesh kjo hapësirë ishte një moçal. Sot jemi në një impiant supermodern. Falenderoj kryetarin e Bashkisë. Ca gjëra duken sikur janë të pamundura dhe kur kam shkuar te zyra e tij m’u duk vërtet sikur po diskutojmë diçka që do të ishte e vështirë, por e bëri kaq të thjeshtë. Kjo është vërtet për t’u gëzuar. Dhe atletika sot ka shtëpinë e vet këtu në Tiranë,” u shpreh trajneri Taulant Stërmasi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Veliaj theksoi sidomos faktin se nga këto investime po nxiten edhe shumë prindër të regjistrojnë fëmijët në sport, e jo vetëm në futboll.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?