Home Bota Pakënaqësia n...

Pakënaqësia ndaj Scholz, 2/3 e gjermanëve duan një qeveri të re

30
0

Olaf Scholz nuk ka arritur të fitojë simpatinë e gjermanëve. Këtë tregon një sondazh i realizuar nga agjencia e sondazheve INSA dhe publikuar nga gazeta Bild, ku rezulton se gati 2/3 e gjermanëve (64% e votuesve) duan “ti heqin prizën” koalicionit që drejton vendin.

Sondazhi për perceptimin mbi punën e qeverisë është zhvilluar menjëherë pas “Politbarometri”, që tregonte se gjermanët janë të pakënaqur me kancelarin Scholz.

Sipas shumicës së gjermanëve që morën pjesë në sondazhin e publikuar të shtunën, ndryshimi i qeverisë do ta bënte vendin më të mirë.

Veç 22% e të anketuarve nga INSA thanë se mendonin se zgjedhjet nuk do të ishin në përfitim të Gjermanisë. E njëjta përqindje thanë se ishin të kënaqur me punën e Olaf Scholz si kancelar, ndërsa 70% është shkalla e të pakënaqurve.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit