Home Bota Parashikohej ...

Parashikohej rënie, ndodh e kundërta/ Partia e Merkel fiton landin Saksoni-Anhalt

4
0

Zgjedhjet para federale të zhvilluara në landin e Saksoni-Anhalt partia e kancelares Angela Merkel ka arritur që të dali forca kryesore. Sipas rezultateve paraprake, CDU ka fituar 37,1% të votave duke përmirësuar kështu ndjeshëm zgjedhjet e vitit 2016 ku Merkel arriti të siguronte vetëm 29.8% të votave.

Pjesëmarrja në këto zgjedhje ishte fillimisht më e ulët se pesë vite më parë, me vetëm 1.8 milionë votues e dhanë votën për parlamentin e ri. Kurse partia tjetër, AfD, që konsiderohej rivalja kryesore e CDU, arrin vetëm 20,9% të votave, një rënie kjo krahasuar me rezultatin e zgjedhjeve të fundit, 24,3%. Të Gjelbrit, një nga forcat pretendente dhe që në shkallë federate në Gjermani kanë rezultate të mira elektorale, në këtë land kanë arritur vetëm 6,5%.

Sekretari i Përgjithshëm i CDU-së, Paul Ziemiak e quajti fitoren e CDU-së një rezultat sensasional duke marrë parasysh edhe kritikat me të cilat është përballur partia gjatë kohëve të fundit.

Zgjedhjet në landet individuale janë njëkohësisht edhe një paralajmërues i rëndësishëm i prirjes për zgjedhjet kombëtare. Një fitore e qartë e Bashkimit Kristian Demokrat do të shihej si sinjal se udhëheqësi i saj i ri, Armin Laschet, mund të shpresojë për përkrahje si nga konservatorët, ashtu edhe nga forcat e qendrës në përpjekje për të mbajtur pushtetin edhe pas largimit të Merkel nga posti i kancelares pas 16 vitesh.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit