Parlamenti moldav voton qeverinë e re, Recean: Do ndjekim një kurs drejt anëtarësimit në BE

Parlamenti i Moldavisë miratoi këtë të enjte qeverinë pro-perëndimore të udhëhequr nga kryeministri Dorin Recean, i cili u zotua gjatë fjalës së tij të parë në krye të ekzekutivit se do të bëjë të gjitha përpjekjet për ringjallur ekonominë e vendit dhe të ndjekë një kurs drejt anëtarësimit në Bashkimit Evropian.

Presidentja Maia Sandu emëroi 48-vjeçarin Recean për të zëvendësuar Natalia Gavrilita, e cila dha dorëheqjen pas 18 muajve në pushtet, që u shoqëruan me trazira ekonomike dhe ndërhyrje nga Rusia.

Dikur pjesë e ish-Bashkimit Sovjetik, Moldavia ka 2.5 milionë banorë dhe kufizohet me Ukrainën dhe Rumaninë, gjithashtu ajo është kandidate për anëtarësim në BE.

 

SHKARKO APP