Partia e ish-kryeministrit të vrarë në Japoni fiton bindshëm zgjedhjet

Partia e ish-kryeministrit të Japonisë, të vrarë pak ditë më parë Shinzo Abe, ka fituar zgjedhjet. Partia Konservatore e ish-kryeministrit Abe, ka arritur që të marrë një rezultat historik.

Partia Liberal Demokratike gjatë fushatës zgjedhore ofroi një platformë për mbrojtjen e vendit si dhe përmirësimin e perspektivës  ekonomike me dy shtyllat kryesore në platformën e saj partiake që ishin “Mbrojtja e Japonisë” dhe “Ndërtimi i së Ardhmes”.

Vrasja e Shinzo Abe tronditi botën, ndërsa liderët e vendeve të ndryshme e dënuan si sulm ndaj demokracisë.

SHKARKO APP