Home Bota Pas 24 vitesh...

Pas 24 vitesh abuzim, gruaja vret njerkun me të cilin lindi katër fëmijë

6
0

Valérie Bacot, e cila ka qëlluar për vdekje njerkun me të cilin lindi 4 fëmijë, thotë se bëri këtë si mënyra e vetme për të shpëtuar nga 24 vitet e makthit e kontrollit të tij abuziv. Njerku i saj abuziv i kthyer në bashkëshort, e përdhunonte e dhunonte dhe e prostituonte, thuhet në dokumentet e përgatitura për gjyq. Bacot përballet me akuza vrasjeje në France pas vdekjes më 13 mars të atij një njihet si “monstra i incestit” Daniel “Dany” Polette.

Bacot pretendon se Polette ktheu jetën e saj në një ferr per 24 vjet, që kur e përdhunoi në moshën 12-vjeçare dhe trembej se ai do të vriste fëmijët e saj. Nëna e tmerruar thotë se e gjithë jeta e saj kontrollohej nga Polette, dhe ka pranuar se përdori pistoletën që burri fshihte mes sediljeve të makinës, për t’u çliruar nga rrahjet dhe prostitucioni i përditshëm.

Rrjedhimisht ajo mbeti shtatzënë në moshën 17-vjeçare, me të parin e katër fëmijëve të saj. Në jetën e saj prej të burgosurve, Bacot thotë se Polette kishte miq e të afërm që e ruanin atë sa herë dilte nga shtëpia, për t’u siguruar që ajo të mos fliste me njeri.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit