Pas 556 ditëve, San Siro rihap dyert këtë të shtunë

Pas 556 ditësh, San Siro do të rihapë dyert e stadiumit për publikun këtë të shtunë. Seria A nis me ndeshjen mes Interit dhe Xhenoas, takimin mund ta ndjekin deri në 37 mijë spektatorë, por tifozët e Interit kanë blerë deri më tani vetëm 25 000 bileta.

Masat ndaj Covid-19 e bëjnë ende të pamundur mbushjen në kapacitet të plotë të impianteve të hapura sportive.

Presidenti i Federatës italiane të Futbollit, Gabriele Gravina, ka bërë me dije se i ka kërkuar qeverisë italiane lejimin e spektatorëve deri në 50% të kapacitetit të stadiumeve, duke parë edhe avancimin e qytetarëve italianë në procesin e vaksinimit.

SHKARKO APP