Pas një pune të lodhshme, Partia Aleanca për Shqiptarët bëhet pjesë e qeverisë

Partia Aleanca për Shqiptarët (ASH), Pas shumë përpjekjesh do të bëhet pjesë e koalicionit qeverisës në Maqedoninë e Veriut. Vendimi u pohua edhe nga kryetari i kësaj partie, Arben Taravari, i cili tha se pas bisedimeve disa ditore me me kryeministrin maqedonas Dimitar Kovaçevski, vendosi t’i bashkohej koalicionit qeverisës.

Kryetari i Alencës për Shqiptarët tha se pjesëmarrja e forcës politike që ai përfaqëson në qeveri ka të bëjë me “ruajtjen e kursit evropian të Maqedonisë së Veriut”.

“Me parimet e platformës për bashkëpunim me Aleancën e Shqiptarëve, të miratuara nga orannet partiake, sigurohen të gjitha kushtet për stabilitet politik dhe rritje të efikasitetit të Kuvendit dhe të institucioneve. Pjesëmarrja jonë në qeveri është në funksion të stabilitetit të vendit, miratimit të ndryshimeve kushtetuese dhe vazhdimit të kursit evropian të Maqedonisë së Veriut”, ka deklaruar Arben Taravari, kryetar i Aleancës për Shqiptarët.

SHKARKO APP